Specializimi inteligjent – Nikolla: Ka nisur strategjia për orientimin e të rinjve me kërkesat e tregut

Hartimi i strategjisë inteligjente ne vendin tonë ka nisur me orientimin e te rinjve drejt programeve të studimit me kërkesë te lartë në tregun e punës. Kështu është shprehur Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në aktivitetin për këtë qasje, duke shtuar se IAL-të janë kthyer në qendra të specializimit kryesisht në shkencë , Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, hoteleri-turizëm dhe programet profesionale.
Më tej Nikolla shtoi se objektiv mbetet rajonalizimi i universiteteve publike në vend.
6 janë fushat prioritare që përputhen me zhvillimin strategjik të vendit, të cilat do të financohen për periudhën 2018-2020.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.