Statistikat e deritanishme/ Cili është profili i të shtruarve në spital nga COVID-19 në Shqipëri. 4 janë të moshës 30-49 vjeç
Deri më tani, janë 42 persona të konfirmuar si të prekur nga COVID-19. Referuar deklarimeve të autoriteteve shëndetësore të vendit, numri i konfirmimeve pritet të rritet më tej këtë javë. Nga personat e konfirmuar, deri më tani 20 prej tyre janë të shtruar në Spitalin Infektiv nga të cilët:
10 janë të moshës 60-85 vjeç
6 janë të moshës 50-60 vjeç
4 janë të moshës 30-49 vjeç
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se vetëm 3 prej të shtruarve janë në reanimacion dhe 1 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar. Të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe 3 nga këta shfaqin shenja inkurajuese përmirësimi.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.