Studimi – “Duhet të hash për dy persona”, ky mit është i rrezikshëm gjatë shtatzënisë

Sipas një studimi të bërë në Hong Kong, gratë të cilat mund të “hanë për dy” kur janë shtatzënë janë të predispozuara ndaj rreziqeve shëndetësore për fëmijën dhe vetë nënën.
Studimi tregon se nëse një grua fiton shumë ose shumë pak peshë gjatë shtatzënisë, ajo mund të ketë efekte negative për fëmijën.
Duke iu referuar studimit të 905 çifteve nënë-fëmijë, shtimi i madh i peshës i vendos pasardhësit tuaj në një rrezik të madh për presionin e lartë të gjakut.
Fëmija mund të jetë i predispozuar ndaj makrosomisë, ku një i porsalindur ka peshë më të madhe se normalja.
Gjithashtu, ata mund të kenë një BMI më të lartë se normale, çka do të çojë në rreziqe kardiometabolike.
Ky studim është bërë sipas udhëzimeve të Institutit të Mjekësisë (IM) dhe hulumtuesit kanë zbuluar se gratë shtatzëna që kishin fituar peshë më të madhe se shuma e rekomanduar e IM, kishin fëmijë me presion të lartë të gjakut dhe nivel më të ulët të sheqerit në gjak.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.