Taksa të veçanta për stimulimin e biokarburanteve. Shoqata e hidrokarbureve: Duhet trajtim i veçantë fiskal
Kompanitë që operojnë në tregun hidrokarbur kanë kërkuar një trajtim fiskal të veçantë për biokarburantet si dhe subvencione për bujqësinë eqë do të kultivojë bimët që shërbejnë për prodhimin e këtij lloj karburanti, me qëllim reduktimin e çmimit dhe stimulimin e konsumit.
Gjatë dëgjesës në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ku u diskutua ligji i ri që vendos një objektiv që 10% e sasisë së karburantit që konsumtohet në treg të jetë biokarburant, kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj kërkoi gjithashtu që kompanive të mëdha t’u jepet e drejta të tregojtojnë biokarbunart ndaj kompanive më të vogla, si një formë për të shmangur monopolet.
Po ashtu, Shoqatat e Hidrokarbureve kërkoi që kriteret e qëndrueshmërisë, që lidhen kryesisht me format sesi do të prodhohet biokarburanti të zbatohen nga viti 2025 sepse gjithsesi tregu nuk është gati.
Po ashtu, kompanitë kërkojnë që aplikimi i gjobave për moszbatimin e këtij ligji të nisë nga data 1 janar 2023, si një masë që do të shmangte edhe korrupsionin. Deryrimi për përdorimin e biokarburanteve, vjen në kuadër të detyrimeve që ka vendi ynë për përdorimin e energjive të rinovueshme në masën 38% deri në vitin 2020.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.