Taksat e tarifat që mund të paguani online – DPT: Kurseni kohë dhe shmangni radhët e gjata
Në vijim të lehtësimit të procedurave për tatimpaguesit, Drejtoria e Përgjithshme sjell në vëmendje të këtyre të fundit se mund të kryejnë pagesat për detyrimet tatimore edhe përmes platformës e-Albania.
Pagesat mund t’i kryejnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari duke shmangur radhët e gjata si dhe duke kursyer gjithashtu edhe kohë.
Mjafton të logohen në portalin e-ALbania me kredencialet e tyre dhe mund të kryejnë pagesa të pjesshme ose të plota për këto taksa dhe tarifa:
- Tatimi mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
- Tatim i Lojërave të Fatit
- Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
- Tatim i Mbajtur në Burim
- Tatim mbi Vlerën e Shtuar
- Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
- Tatim Fitimi
- Tatim mbi të Ardhurat Personale
- Taksat Kombëtare
- Tarifat Kombëtare
- Renta minerare
- Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
- Detyrime globale/Penalitetet
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.