Tashmë mund të fitoni para edhe duke marrë rreze në plazh
Është një pasdite e premte në Bali, Indonezi ndërkohë që Nick Sarafa, një amerikan nga Michigani, ulet pas laptopit të tij në një hapësire bashkëpunuese.
Hapësira e cila ofron vende të lira të hapura për anëtarët e saj është larg nga e zakonshmja. Është vetëm disa minuta larg detit, nuk ka dyer dhe tavani i saj është I mbuluar me bamboo.
Saraqfa është nëj konsulent softuerësh i cili ka punuar me firma të ndryshme dhe ka jetuar në Bali për dy vitet e fundit.
“Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se unë mund të zgjohem të hap kompjuterin tim dhe të kem një ditë pune nga kudo në botë”, shprehet Sarafa
Ai është pjesë e një lëvizjeje në rritje, të quajtur “nomadë digjitale”, e nxitur nga sipërmarrës të rinj, dizajner dhe zhvillues.
“Shumica e njerëzve me të cilët kam punuar, nuk ua kam dhënë kurrë dorën, unë po e ndërtoj punën time rreth mënyrës sime të jetesës dhe jo anasjelltas”.
Ndryshe nga shumë kolegë të tjerë të tij, vendimet e mëdha të jetës së Sarafës nuk janë nëse duhet të blejë një shtëpi këtu apo të marrë një me qira atje por se kush do të jetë destinacioni i tij i radhës.
“Digital Nomads” zakonisht kalojnë nga disa muaj deri në disa vite në një vend dhe pastaj lëvizin.
Torrecillas dhe Broën janë dy të rinj të tjerë nga SHBA dhe Kanada të cilët kanë jetuar jashtë vednit për katër vitet.
Popullariteti i jetesës nomade ka hedhur platforma të reja të tilla si renditja e qyteteve në mbarë botën bazuar vetëm në katër kritere.
Në këtë grup bëjnë pjesë mjaft të rinj të tjerë të talentuar, të cilët e kanë zgjedhur mënyrën e tyre të jetesës në këtë formë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.