Të dhënat – Ksenofobia në qytetet europiane në rënie

Përkundër ndikimit në rritje të lëvizjeve raciste dhe partive politike në të gjithë Evropën, ksenofobia nuk është përgjithësisht në rritje në qytetet evropiane. Por, sipas Eurobarometrit ekzistojnë përjashtime dhe kundërvënie të vlefshme, veçanërisht në Europën Juglindore.
Gjatë viteve 2009-2015, qëndrimet e qytetarëve ndaj të huajve janë bërë gjithnjë e më pozitive. Çdo tre vjet, Eurobarometri studion opinionet e banorëve të rreth tetëdhjetë qyteteve në Evropë. Në anketën e fundit të kryer në vitin 2015, më shumë se 76% e të intervistuarve mendonin se prania e të huajve ishte e mirë për qytetin ku jetonin.
Termi “të huajt” përdoret në një kuptim të gjerë, duke filluar nga studentët Erasmus tek refugjatët që vijnë nga Azia apo Afrika.
Nivelet e ksenofobisë
Vendet të cilat treguan qartë vlerat ksenofobike më të larta se mesatarja ishin Italia, Turqia dhe Greqia. Në dy vendet e para, opinionet e qytetarëve janë bërë shumë më negativë që nga vrojtimi i mëparshëm, me një përhapje gjithnjë e më të madhe të qëndrimeve më të ashpra ndaj të huajve: 5 nga 10 qytetet më ksenofobike të anketuara janë në Itali.
E kundërta ndodh në Greqi, ku ksenofobia ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme. Kjo lidhet kryesisht edhe me rimëkëmbjen e pjesshme ekonomike të vendit, pasi një ndryshim i ngjashëm në mendime mund të vërehet në Spanjë, Irlandë dhe Portugali.
Evolucioni i fenomenit
Në përgjithësi, Evropa qendrore dhe juglindore duket të jetë më tolerante. Nëse është e vërtetë se ksenofobia është në rritje në Poloni dhe Sllovaki, është gjithashtu e vërtetë se 5 nga 10 qytetet më pak ksenofobike janë në këtë rajon – duke filluar nga Cluj Napoca, ku 95% e shtetasve pretenduan të vlerësojnë praninë e të huajve por qytetet si Burgas, Piatra Neamt ose Gdańsk gjithashtu rezultojnë shumë më tolerantë se mesatarja.
(Shigjetat tregojnë evolucionin e qëndrimeve ndaj të huajve në 75 qytete evropiane, sipas të dhënave të Eurobarometer 2009-2015.)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.