“Të rimbursohet akciza për verën” – Shehi: Regjistër cilësie dhe “kufizim” në import!
Industria e verës vendase është në pozita jo të favorshme në krahasim me rajonin, duke bërë që prodhimi të jetë i ulët si dhe tregu të donimonet nga importi. Në një intervistë për TV SCAN, Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Verës Familjare, Gazmend Shehi, shprehet se kantinat kanë nevojë për incentiva fiskale, që të jenë më konkurrese.
Nga ana tjetër, Shehi shprehet se ka nevojë për disa kufizime sa i takon importit të verës, pasi ka konkurrencë të pandershme.
Shehi sugjeron gjithashtu që të ngrihet një institucion për të bërë kalsifikimin e verërave dhe orgjinën e tyre, në mënyrë që konsumatorët të mos kenë paragjykime për cilësinë.
Aktualisht në komisione parlamentare po diskutohet projektligji për vreshtarinë dhe verën i cili synon të ndërhyjë per rregullimin e industrisë dhe rritjen e aksesit të prodhuesve shqiptarë në treg.
Prodhuesit e verës kërkojnë rimbursimin e akcisës në mënyrë që të favorizohet prodhimi vendas si dhe vendosje të kufizimeve në import. Propozimet jepen në një kohë kur po diskutohet ligji për vreshtarinë dhe verën.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.