Teknikat e shitjes – Mjeshtëria qëndron në gjestet tuaja

Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme kur flasim për biznes. Nëse arrini të zotëroni mirë gjuhën e trupit atëherë nuk do të mundoheni aspak për tu bërë një shitës i zoti. Më poshtë do të shikoni se cilat janë disa nga lëvizjet kyçe që do t’ju ndihmojnë për tu bërë një shitës i zoti.
- Kontakti me sy
Kontakti me sy është shumë i rëndësishëm gjatë një bisede. Ai shpreh respekt, interes si dhe mirëkuptim ndaj personit që keni përballë. Gjatë një shitjeje, kontakti sy më sy është edhe më I rëndësishëm pasi ndërton besim dhe kredibilitet dhe është mënyra më e mirë për të përcjellë pikat e forta. Nëse doni të përfundoni një shitje me sukses fokusohuni te kontakti me sy.
- Hapni krahët tuaj
Kalimi i krahëve është një qasje mbrojtëse nëpër shumë kontekste dhe kultura. Me krahët e kryqëzuar, ju dukeni mbrojtës dhe të mbyllur, ose më keq akoma, tregoni se jeni duke marrë parasysh se çfarë partneri juaj është duke thënë. Mbani krahët tuaj të hapur në mënyrë që të dukeni të përfshirë plotësisht.
- Buzëqeshni
Nëse buzëqeshni gjatë një procedure shitjeje kjo tregon se ju jeni në kontroll të situatës dhe se gjërat po shkojnë mirë. Kjo i tregon njerëzve se ju jeni i zoti dhe me siguri do e lënë gjithçka në dorën tuaj. Por mos harroni buzëqeshja juaj duhet të jetë natyrale jo e sforcuar si dhe duhet të shoqërohet me sy.
- Kryqëzimi i duarve
Kryqëzimi i duarve është shenjë e rezistencës, edhe pse disa e perceptojnë si shenjë egoizmi, mbylljeje. Në raste të tjera kryqëzimi i duarve në gjoks interpretohet si shenjë klasike mbrojtëse apo kundërshtimi. Kështu që në çdo rast do të ishte mirë ti mbanit duart e hapura.
- Kodi i veshjes
Veshja mbetet një nga rregullat më të vjetra për një shitje të suksesshme. Meqenëse veshje tregon personalitetin tuaj Është shumë e rëndësishme që të jetë e thjeshtë por serioze. Femrat duhet të kenë kujdes me tualetin, pasi një tualet i rënduar dërgon mesazhin e gabuar.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.