Teknologjia mund të zgjerojë hendekun e punësimit gjinor, paralajmëron FMN
Shpesh teknologjia është e përkrahur si një nivelim i madh, duke bërë të mundur përparimin e papritur dhe gjithëpërfshirës ekonomik për grupe të mëdha shoqërore. Por kjo gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm në vazhdimin e një ndarjeje të madhe shoqërore: Hendeku i punësimit gjinor.
Kjo është sipas një raporti të ri nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili zbuloi se gratë përballen me një kërcënim akoma edhe më të madh për humbjen e vendeve të punës në teknologji sesa homologët e tyre meshkuj.
Deri në 26 milionë gra në ekonomitë e mëdha mund të shohin vendet e punës të zhvendosur brenda dy dekadave të ardhshme, nëse teknologjia ende vazhdon me ritmin e saj të tanishëm, zbuloi FMN. E cila kjo vë 11 % në rrezik të lartë të vendeve të punës krahasuar me 9 % të meshkujve, të cilat sipas raportit mund të çojnë në zgjerimin e mëtejshëm të hendekut të pagave mes burrave dhe grave.
Pabarazia që u vu re nga raporti u udhëhoq kryesisht nga ndarjet profesionale, të cilat gratë i shohin në një mënyrë jo proporcionale në role të ulëta të kualifikimit. Kjo është rezultat i “vetë-përzgjedhjes” – grave që zgjedhin profesione të caktuara – si dhe ekspozimit, bëri të qartë raporti.
“Ne gjejmë që gratë mesatarisht kryejnë detyra më rutinore ose të kodifikueshme sesa burrat në të gjithë sektorët dhe profesionet – detyra që janë më të prirura për automatizimin”, shkruajnë autorët e raportit.
“Për më tepër, gratë kryejnë më pak detyra që kërkojnë të dhëna analitike ose mendime abstrakte (p.sh. aftësitë e përpunimit të informacionit), ku ndryshimi teknologjik mund të jetë plotësues i aftësive njerëzore dhe të përmirësojë produktivitetin e punës”, sipas autorëve.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.