Tërmet 6 ballë në Greqi! Lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri
Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur Greqinë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri. Sipas faqes EMSC, tërmeti ka pasur një intensitet 6 ballë të shkallës Rihter.
Ende nuk ka të dhëna për dëmet që ka shkaktuar por ka nisur një kontroll për të evidentuar dëmet. Termeti ka prekur me se shumti Larisan, Trikalan dhe Selanikun.
Tërmeti është shoqëruar gjithashtu nga goditje të tjera të shpeshta me intensitet 3.7-4 ballë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.