Tetori vjen me ‘lot’ – SHMU: Masa ajrore të paqëndrueshme dhe reshje me intensitet mesatar në të gjithë vendin
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Premte vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Sipas njoftimit moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira dhe do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në jugperëndim të vendit si dhe përgjatë relieveve malore.
SHMU informon se era do të fryjë nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 10m/sek ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- zonat malore 11°C deri në 21°C
- zonat e ulëta 14°C deri në 28°C
- zonat bregdetare 13°C deri në 26°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.