Thellohet bilanci/ Shënohet viktima e katërt në vend nga Covid-19
Thellohet bilanci i viktimave në vendin tonë, si pasojë e koronavirusit, pasi është regjistuar edhe viktima e katërt.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se gjatë mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19.
Pas rëndimit të gjendjes së tij, gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja i cili ndodhej në terapi intensive,është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.