Tirana kërkon artistë për murale dhe grafitti – 12 pika do të transformohen
Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjen për artistët shqiptarë e të huaj që duan të lënë gjurmët e tyre në hapësirat e kryeqytetit.
Në total janë 20 aplikime të hapura: 12 mure në zona të ndryshme të qytetit, si dhe 8 vende ku janë të vendosura kazanët e mbeturinave.
Artistët që duan të aplikojnë mund të mbushin formularin me të dhënat e tyre të përgjithshme, punët e mëparshme dhe skicën e projektit, i cili mund të jetë mural, grafitti apo diçka tjetër. Sipas formularit, bashkia u kërkon aplikuesve edhe një buxhet për projektin, ku në kosto llogaritet “haku i artistit”, materialet, transporti, mirëmbajtja, etj.
Në zonat që do të transformohen në vepra arti, përfshihet edhe shkolla “7 Marsi”, tuneli tek rruga “Myslym Shyri”, një kabinë elektrike në zonën “Komuna e Parisit”, si edhe disa mure në pika të tjera të qytetit.
Kjo nuk është hera e parë që bashkia përdor artin për të transformuar elementët urbanë. Prej kohësh tashmë, Ndërmarrja e Dekorit e Tiranës po pikturon kabinat telefonike me imazhet e personazheve më të dashur të kinematografisë dhe televizionit.
Nils Holgerson #nilsholgerson #albtelecomalbania #albaniatourism #albania #tiranalifestyle #tiranazbuluar #tiranaloves…
Posted by Ndermarrja e Dekorit – Bashkia Tirane on Thursday, April 19, 2018
Gjithashtu, së shpejti do të nisë edhe projekti për rregullimin e fasadave të pallateve, ku piktorë, artistë vizualë dhe studentë të arteve figurative do të bashkëpunojnë për të pikturuar dhe transformuar pallatet.
nje nga artistet qe do pikturoje ne fasadat e Tiranes
Posted by Ndermarrja e Dekorit – Bashkia Tirane on Monday, April 30, 2018
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.