Tirana kërkon vende pune – Raporti i dëgjesave publike, shqetësues për banorët edhe uji e infrastruktura

Banorët e qarkut të Tiranës kanë shprehur papunësinë si çëshjten më shqetësuese gjatë takimeve të turit të dëgjesave publike realizuar në kuadër të “Bashkëqeverisjes me Njerëzit”.
Problemi i punësimit është ngritur 317 herë nga rreth 27200 pjesëmarrësit në këto evente, sipas raportit të bërë publik nga kryeministri Rama.
Mungesa e ujit të pijshëm, qoftë nga furnizimi me orar, apo nga cilësia e ujit është shprehur në këto takime si çështje tjetër shqetësuese. Për shërbimin e ofruar nga UKT shqetësimet janë ngritur 234 herë.
Po kaq shqetësuese për banorët është edhe mungesa e infrastrukturës, problem i cili është ngritur në pothuajse çdo takim me të gjitha Njësitë Administrative.
Nga raporti rezulton se edhe për problemin e pronave janë shprehur rreth 265 qytetarë, ku 180 janë ankuar për problemet me legalizimin e banesave pa leje, ndërsa 85 kanë sjellë në vëmendje problemin e Hipotekave.
Raporti mbi 248 dëgjesat publike në këtë qark thekson se në këto takime, mbi 50% e qytetarëve që merrnin pjesë kishin bindje politike të djathtë.
SCAN
Posted by Edi Rama on Wednesday, August 9, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.