Titujt ekonomikë të gazetave 17 gusht 2017
MAPO
-Dorëhiqen ministrat teknikë, por nuk ikin nga qeveria
-Akti normativ/Thatësira prek buxhetin, 40 milionë dollarë shtesë për zjarret dhe energjinë
-Sezoni turistik, 400 subjekte pa kushte higjieno-sanitare
SHEKULLI
-Pensionet, procedurat për naftëtarët. 5 mijë punonjës marrin status dhe 2 mijë të tjerë përfitojnë pensione.
-Emigrantja/ Nga puna në miniera te turizmi, rrëfimi i gruas për jetën e saj
-Gjoba/ Mbi 1200 kontrolle nëpër lokale nga AKU
-Ministrat e Bashës dorëzojnë sot dorëheqjet, Rama mbetet pa qeveri. Dorëheqjet janë firmosur, ministrat e PD-së i kanë kaluar kompetencat te zv/ministrat
-Buxheti/ Rishikohen paratë për pagat e pensionet
GAZETA SHQIPTARE
-Kalimi në pronësi i oborreve, formulari. Agjencia e Trajtimit të Pronës publikon procedurat e reja. ATP: Vlerësimi i kërkesave bëhet për sipërfaqet shtetërore që në dokumentin e shtëpisë cilësohen “oborre në përdorim”. Çmimet që duhet të paguani
-Ish të përndjekurit, 1000 trashëgimtarë që fitojnë këstin e dytë të parave
-Pakti, PD ‘del” nga qeveria, dorëhiqen 7 ministrat teknikë
-Buxheti 2017/Investimet publike, fondi 1 mld lekë. Institucionet e reja të drejtësisë, fondi 500 mln lekë
-Kthimi i 55 qytetarëve në kufi, shefi i kufirit: Më parë kanë kërkuar azil
-Matura Shtetërore, QSHA: është faza e fundit për shpalljen e fituesve. “Po verifikohen pasaktësitë te Libri i Transparencës”
-AKU: 377 subjekte jashtë kushteve higjieno-sanitare
KOHA JONË
-Më në fund, ministrat ikën! PD “del” nga qeveria, ikin 7 ministrat teknikë
-Thatësira ndryshon buxhetin, 40 mln dollarë për energjinë dhe zjarret
-AKU, 1285 kontrolle në bregdet. Penalitete 384 subjekteve për mosrespektim të kushteve
-Zbritja e kursit/ BSH hodhi në qarkullim 20 miliardë lekë më shumë se në korrikun e 2016
-Tarifat e administrimit të pallateve/ Ligji i ri: Në gjykatë bnanorët që nuk paguajnë brenda 3 muajsh
-Skema e re/Rritet financimi nga buxheti i shtetit për sigurimet, 3 miliardë lekë më shumë se 2015
PANORAMA
-Sot dorëheqjet/ Prapaskenat, pse i tërhoqi Basha ministrat nga qeveria. Ministrat teknikë të PD dorëzojën sot dorëheqjet zyrtare në kryeministri. Delegojnë kompetencat te zëvëndësministrat. Gati raporti për zgjedhjet
-Sigurimi vullnetar, si përfitohet pension më i lartë dhe skema e re për emigrantët. Flet kryetari i degës në drejtorinë e kontributeve në ISSH. Si përfitohet statusi i naftëtarit
-Kriza energjetike/Qeveria ndryshon buxhetin, rritet fondi për dritat dhe pensionet
-Pronat në Himarë/ “OMONIA”: Greqia dhe Qipro të bllokojnë Shqipërinë në BE
SHQIPTARJA
-Pasanikët e drejtësisë/ Prokurori që bleu 2 shtëpi e 3 garazhe me paratë e gruas me 2016. Prokurorët me apartamente të reja, lokale dhe gomone, ja skema për shtimin e pasurive të paluajtshme
-Dorëzohen teknikët e PD, largohen sot nga qeveria “Rama”. Kompetencat e ministrave të PD-së u kalojnë zëvëndësministrave deri në shtator
-Qeveria 500 milionë lekë për krijimin e organeve të drejtësisë
-Bashkitë krijojnë rishtazi 71.4 milionë euro detyrime. Peshën më të madhe e mban Bashkia e Tiranës me 27.8 mln euro.
-Performanca e ujësjellësve, FSHZH nis trajnimin
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.