Titujt ekonomikë të gazetave, 19 shtator 2017

PANORAMA
Xhafaj: Për vettingun në polici do të përdorim edhe makinën e së vërtetës
Aksioni kundër të fortëve? Ministri: “Vjeshtë 2017” nuk është asgjë përpara asaj që do të fillojmë. Kam edhe ekspertë të huaj
Tokat me ligjin 7501, si do të ndahen tapitë. Ministri i Bujqësisë: Procesin do ta përmbyllim brenda këtij mandate. Programi i qeverisë, Peleshi: Procesi do të finalizohet nga bashkitë
Zbardhet vendimi i Senatit, ja profilet që kushtojnë më shumë. Master në Universitetin e Tiranës, kuotat dhe tarifat;
Si do të përzgjidhen fituesit në master shkencor dhe profesional
Shkojnë dëm miliarda lekë, shkatërrohet pas 4 vitesh rruga Rrëshen-Burrel. Aksi që lidh edhe zonën e Kurbneshit e të Lurës u inaugurua në vitin 2013. Sot, në disa pjesë është pothuajse e pakalueshme
Aksi që kushtoi 1.3 miliardë lekë, nuk mbahet nga askush
SHQIPTARJA.COM
Mblidhen komisionet parlamentare, miratojnë axhendën. Nisma të debatueshme, projektligji për mbetjet futet në Kuvend
Qeveria e majtë premton uljen e taksave për më të pasurit
Taksimi i dividendëve ulet nga 15 për qind në 6 për qind, për pagat e larta barrë fiskale 5 për qind më të ultë
Nis aksioni për pastrimin e nyjeve dhe akseve kombëtare. 15 ditë për çmontimin vullnetar të objekteve të paligjshme
Tregtia/ Ritmet e rritjes vijnë në rënie, rritet deficit
Eksportet rriten me 13 për qind në tetë muajt e 2017
Pagesa e lejes së lindjes, të gjitha dokumentet e reja që duhen. Dokumentet që duhen për të vetëpunësuairit si dhe gratë e punësuara në privat ose në shtet. Masa e përftimit
GAZETA SHQIPTARE
Versioni i ri: Hipotekat e ALUIZNI bëhen bashkë Agjencia e Trajtimit të Pronave institucion më vete
S’ka rëndësi nëse e përdorim ose jo shërbimin për ujitje. Pronarët e tokës do të paguajnë takes ujitje
“e-Albania” , gjurmim të çështjeve të prokurimit publik
Aksidentet rrugore, në 20 muaj kanë ndërruar jetë 30 fëmijë. Bilanci tragjik, 336 të tjerë janë plagosur
Trashëgimtarët, dy mijë përfituesit e këstit të pare dhe të dytë. Ministria e Financave, fëmijët dhe nipërit e ish të dënuarve të plotësojnë dosjet
MAPO
Tregtia me jashtë, eksportet vijojnë me rritje dyshifrore
Sipas INSTAT në periudhën 7-mujore të këtij viti shitjet e produkteve shqiptare jashtë vendit janë rritur me 12.8 për qind me bazë vjetore. Rënia e euros pengoi që rritja të ishte më e lartë
SHEKULLI
Taksë e re për vaditjen e tokës, vendimi detyrues për të paguar takes për ujitjen, edhe kur nuk e shfrytëzojnë token
Propozimi i hartuar nga Ministria e Bujqësisë. Pagesat do të kryhen në dy periudha kohore
Qeveria nis shkarkimet, kreu i DAP letër nëpunësve për largimet. Nis furtuna, drejtoresha Albana Koçiu njofton nominalisht të gjithë nëpunësit. Shkarkohen 2 drejtorët dhe Zv.ministri i LSI
Konfirmohet, “plehrat rikthehen në Kuvend, AKIP kërkon takim me Ramën
Universitetet, 16 mijë vende të lira në raundin e dytë
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.