Titujt ekonomikë të gazetave, 9 dhjetor 2017

SHEKULLI
- ALUIZNI, 239 përfituesit e tapisë dhe 191 pronarët që kompensohen
- Listat/ Legalizimi i ndërtimeve informale përfitojnë familje në 14 qytete nga Kamza, Tirana, deri në Shkodër dhe Sarandë
- Personave që iu miratua kalimi i pronësisë në qarqet Tiranë, Fier, Shkodër, Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan
- Raporti/ Mijëra shqiptarë kërkuan azil në BE
- Vendimi i qeverisë: Thethi shpallet qendër historike
- Dekani i ri i Filologjikut, përplasje mes kandidatëve dhe akuza për manipulim
PANORAMA
- Premtimi i Ramës/ Paga dhe shpërblime, ushtarakët që përfitojnë
- Kryeministri premton rritje pagash për të gjitha kategoritë e ushtarakëve dhe shpërblim për ata që përballuan përmbytjet: Shlyejmë borxhin moral
- Lista zyrtare nga ALUIZNI/ Legalizimet dhe pronat, emrat e rinj që marrin tapitë dhe kompensimin
- Dekani i ri te Filologjiku, pas shumë orësh tension e polemika zgjidhet Sabri Laçi
- Rivalja Jubani: Situata e krijuar skandaloze, raport në KIZ për çdo shkelje
- Rezultati shpallet vetëm pas 36 orësh pritjeje, studentët bëjnë diferencën me 300 vota më shumë në favor të Laçit
- Raporti i BB, “ Paying taxes 2018”: Sa taksa paguajnë kompanitë
- BB: Biznesi paguan 37.3 % të fitimit të tij për taksat
- Një vit më pare ngarkesa ishte 36.5%, taksa për punë zë 18.8%
GAZETA SHQIPTARE
- Qeveria shpërblen ushtarakët për përmbytjet. Rama: Rriten pagat në 2019
- Përmbytjet, BE ndihma për Shqipërinë. Serbia, 100 mijë euro, batanije e dyshekë
- Raporti i BB: “Plakja në Ballkan, shqetësuese për rritjen ekonomike”
- Sabri Laçi, dekan i ri i Histori- Filologjisë: Procesi u manipulua
SHQIPTARJA.COM
- Miratohet plani për Shkodrën, Rama: Thethi, qendër historike
- Rama premtim ushtarakëve: Në 2019 rrisim pagat
- Pezullohen lejet për dhjetëra linja autobusi ndërqytetëse
- KLSH: Borxhi doganor më 2016 ka arritur në 180 milionë euro
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.