Transporti hekurudhor rritet me 65%. Dhjetori zvogëlon fluksin për “ajrin” dhe “detin”
Transporti hekurudhor ka shënuar rritje të numrit të pasagjerëve në muajin dhjetor. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave mbi transportin, në dhjetor 2020 ka pasur 425 udhëtime me tren, kur në dhjetor 2019, kjo shifër ka qenë 257, duke shënuar kështu një rritje me 65.4%.
Nga ana tjetër, në muajin përmbyllës të vitit 2020, si transporti i pasagjerëve me det ashtu edhe ai ajror kanë rezultuar në rënie, përkatësisht me 56.2% dhe 68.4%.
Sidoqoftë, baza e transportit të pasagjerëve mbetet “deti” dhe “ajri”. Pasagjerët që udhëtojnë me transportin hekurudhor zënë vetëm 0.3% të së tërës. Ndërkaq, nga 120.589 udhëtime në dhjetor 2020, 34.424 kanë lëvizur në rrugë detare, ndërsa 85.740 nëpër rrugë ajrore.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.