Transporti, “ultimatum” qeverisë – Shoqatat: Plotësoni kërkesat tona, që të rinisim aktivitetin
Operatorët e transportit publik nuk do të rifillojnë punën në datën 15 qershor, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre drejtuar qeverisë për kapërcimin e krizës ekonomike të shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.
Në një konferencë për mediat, ata kanë ripërsëritur kërkesat e tyre, drejtuar qeverisë.
Pas bllokimit, qeveria vendosi që funksionimi i transportit publik në vend të nisë në datën 15 qershor, ndërkohë që në bazë të protokolleve të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë parashikohet ushtrimi i aktivitetit me 70% të kapacitetit, si dhe mbajtja e detyrueshme e maskave nga ana e punonjësve dhe pasagjerëve. Deri më tani, është bërë me dije do të njihen si shpenzime të zbritshme në masën 100% konsumi i naftës dhe heqja e taksave dhe tarifave vendore, por kjo paketë është cilësuar nga operatorët e këtij tregu si e pamjaftueshme për të kapërcyer krizën.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.