Transportonin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme – Gjobiten 3 persona në Korçë, në kërkim 2 të tjerë
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit vijon aksionin në të gjithë vendin për evidentimin e rasteve të paligjshme të transportit të materialeve drusore. Nga inspektimet e fundit në qarkun e Korçës, janë gjobitur pronarët e tre mjeteve dhe janë sekuestruar gjithashtu materialet e lëndëve drusore.
“Në rastin e parë personi me inicialet R.H pronari i mjetit AA 681 NT- Mercedes Benz ngjyre Blu u ndalua ne aksin Lozhan-Maliq ne qarkun Korçë, sepse po transportonte në mënyrë të paligjshme 5 mst lëndë drusore dhe ndaj tij u mor masa administrative gjobë me vlerë 80.000 lekë si dhe masa plotësuese sekuestrim i materialit drusor.
Në rastin e dytë personi me inicialet B.H pronari i mjetit AA 103 EA Mercedes-Benz ngjyre jeshile u ndalua ne aksin Lozhan-Maliq ne qarkun Korçë, sepse po transportonte në mënyrë të paligjshme 5 mst lëndë drusore dhe ndaj tij u mor masa administrative gjobë me vlerë 80.000 lekë si dhe masa plotësuese sekuestrim i materialit drusor.
Në rastin e trete personi me inicialet M.R pronari i mjetit AA O52 PT Volkswagen sharan ngjyre blu u ndalua ne aksin Lozhan-Maliq ne qarkun Korçë, sepse po transportonte në mënyrë të paligjshme 3 mst lëndë drusore dhe ndaj tij u mor masa administrative gjobë me vlerë 80.000 lekë si dhe masa plotësuese sekuestrim i materialit drusor.”
Ndërkohë, sipas ISHMPUT po punohet edhe për kapjen e dy autorëve të tjerë dhe për kallëzimin e tyre penal në prokurori.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.