Tre fjalët që punonjësve të Disney nuk u lejohet kurrë ti thonë

Disneyland është vendi më magjik në botë për fëmijët, dhe në disa raste edhe për të rriturit. Por një mbretëri magjike duhet ti përmbahet disa rregullave strikte për të siguruar që të gjithë vizitorët të besojnë se janë në një botë përrallore.
Kompania gjigande amerikane ka disa kërkesa të çuditshme për punonjësit e saj. Kështu aktorët e Disney nuk u lejohet kurrë te thonë “Nuk e di” në asnjë rrethanë.
Duke folur për Popsugar, një ish-punonjës i Disney shpjegoi se: “Nëse një vizitor ju bën një pyetje, duhet të keni gjithmonë një përgjigje, pa përjashtim. Nëse nuk e dini, gjejeni, por mos thoni që nuk e dini. Nëse është një pyetje pa kuptim, jepni një përgjigje pa kuptim”.
Anëtarët e stafit duhet të japin një përgjigje të shpejt, kështu që nëse vizitoni Disneyland, mos u çudisni nëse merrni një përgjigje qesharake nga Hirushja.
Ish-punonjësi tha se “nëse një fëmijë ju pyet se çfarë ha Tinker Bell përpara fluturimit të saj në Mbretërinë Magjike gjatë fishekzjarrëve, më mirë të jepni një përgjigje të shpejtë. (Përgjigje: mollë shumë të vogël.)”
Së dyti në rastet kur punonjësi nuk do të flasë me fjalë, por të tregoj me gjeste, atyre nuk u lejohet të tregojnë me një gisht. Në vend të kësaj, ata duhet të përdorin dy gishta. Ka një arsye pse duhen përdorur dy gishtat, dhe kjo e gjitha ka të bëjë me mirësjelljen. Pavarësisht se në botën perëndimore për të treguar gjërat përdoret vetëm gishti tregues, në disa kultura konsiderohet si gjest i vrazhdë dhe madje edhe pak ofendues.
Dhe së treti, kur është fjala për një fëmijë të sëmurë, që mund të ketë edhe të vjella, në asnjë rast nuk duhet të përdoret ndonjë fjalë ‘aksidentale’ për ketë rast. Punonjësit duhet të marrin në radion dhe të përdorin fjalën “Kodi V”, për të mos tërhequr vëmendjen e fëmijëve të tjerë. Ose në rastet kur fëmijët ngecin ose humbasin. Në këtë rast, për arsye sigurie dhe për mos hapur panik, punonjësit nuk duhet të përdorin asnjëherë termin “fëmijë i humbur”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.