Tre produkte teknologjike për fëmijët, që prindërit do të duan t’u hedhin një sy
Të bësh pazar për një të rritur është e vështirë, por të arrish të gjesh produktin e përshtatshëm për një fëmijë është akoma edhe më e vështirë.
Idealisht, ju dëshironi që të blini një produkt argëtues, i cili duhet të ketë edhe vlera edukative. Megjithatë, nëse jeni duke parë për të blerë diçka për fëmijën tuaj, ose për një nga fëmijët e miqve tuaj, Amazon ka produktin e duhur. Ja tre produkte edukative dhe njëkohësisht argëtuese për fëmijë.
- Kindle për fëmijët
Të përpiqesh për të bërë një fëmijë të lexojë është shumë e vështirë, por po aq e rëndësishme.
Kindle për fëmijët ka si qëllim të inkurajojë të lexuarit duke e bërë procesin edhe më shumë intuitiv. Të paturit të gjitha librat e tyre të preferuar në një vend të caktuar mund të jetë një fitore në vetvete.
Ky kindle vjen në pesë ngjyra të ndryshme nga ku mund të zgjidhni.
2. Varianti i Tabletëve për fëmijët
Bota është më e përqendruar se kurrë në produktet teknologjike, kështu që dermonizimi i një ekrani mund të jetë potencialisht i dëmshëm. Krijimi i tabletave për fëmijë duhet të eci në një rrugë të mesme midis këtyre dy ekstremeve: Është me të vërtetë e mjaftueshme si dhe tepër e fuqishme për fëmijët tuaj ose për të mësuar se si duhet të arrijnë për të bashkëvepruar në lidhje me teknologjinë.
Si çdo tablet, edhe kjo ka aplikacionet e veta, por kryesisht të gjitha këto duhet të jenë të përshtatshme për moshën e fëmijës dhe gjithnjë mund të menaxhohen nga një i rritur. Në fakt, kontrollet prindërore në këtë pajisje janë goxha agresivë, por ju jeni në gjendje për të vendosur kufijtë e përdorimit të saj dhe madje duke krijuar qëllime arsimore edukative.
3. STEM Club Toy është një nga nismat më të reja të Amazon, dhe se kjo i ndihmon fëmijët e të gjitha moshave për të mësuar. Kjo lodër është e përshtatshme në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
Abonimet kushtojnë nga $19.99 në muaj duke u përshtatur sipsa moshës së fëmijës, nga fëmijët më të rinj të moshës 3 – 4 vjeç si dhe me fëmijët më të mëdhenj nga mosha 8 -13 vjeç. Kjo është e këndshme që programi është i organizuar në këtë mënyrë të cilët fëmijët mund të marrin lodra në moshën e përshtatshme për ta, duke bërë që ata të rrisin abonimin rreth këtyre lodrave.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.