Tregtohej me bidona në rrugë – AKU bllokon rreth 50 litra qumësht në Sarandë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar rreth 50 litra qumësht disa shitësve ambulantë në Sarandë. Sipas AKU-së, ata tregtonin qumështin me bidona dhe me kushte të rënda higjieno-sanitare.
Gjatë aksionit të përbashkët me Policinë Bashkiake, janë bllokuar saktësisht 43 litra qumësht dhe janë dërguar për kryerjen e analizave përkatëse. Ky aksion është vijim i punës së AKU-së në funksion të sigurisë ushqimore në kuadër të përforcimit të masave përgjatë sezonit turistik.
Ndërkohë, AKU deklaron se nuk do të lejohet më tregtimi i qumështit të tillë nëpër rrugë.
Ndërsa, iu bën thirrje konsumatorëve që të refuzojnë blerjen e produkteve të bulmetit te shitësit ambulantë pasi ata janë të palicencuar dhe tregtojnë produkte të pasigurta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.