Tubim politik në Devoll/ Policia gjobit 5 milionë lekë organizatorin dhe 1 milion lekë pronarin e lokalit
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas konstatimit se në fshatin Menkulas, Devoll, në ambientet e një lokali, përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. S., kishte organizuar një takim me grumbullime personash, në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, në zbatim të këtij akti, e kanë ndëshkuar shtetasin e mësipërm me masën administrative 5.000.000 lekë.
Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit, shtetasi S. Gj., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit të tij, duke shkelur Aktin Normativ.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.