Turizmi “post pandemik” – Greqia “braktis” Shqipërinë, polakët “rigjejnë” rrugën
Polakët janë rikthyer, ndërsa grekët e kanë “braktisur” Shqipërinë. Raporti më i fundit i Institutit të Statistikave tregon se në 6 mujorin e parë të këtij viti, Polonia ka ndjerë rritjen më të madhe të hyrjeve në vend, me afro 14%, si dhe Zvicra me afro 3%.
Sakaq, hyrja e shtetasve nga Greqia ka rënë me afro 70%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Sipas të dhënave të Instat, në janar – qershor 2021, në Shqipëri ka pasur 25.096 hyrje të shtetasve nga Polonia, nga 1.814 në janar – qershor 2020. Ndërkaq, nga Zvicra ka pasur 11.832 “vizita” në pjesën e parë të vitit, nga 1.814 që ishin në 2020.
Sa I takon ardhjes në vend të shtetasve nga Greqia, hyrjet kanë rënë me 75.939. Konkretisht, në periudhën janar – qershor 2021 ka pasur 33.159 hyrje, kur për po të njëjtën periudhë të vitit 2020, kjo shifër ishte 109.098.
Sa i takon shifrave të përgjithshme, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë të 2021, është 1.687.919, duke u rritur me 2.2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit pandemik.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.