U investuan 12 milion euro për rehabilitimin e portave të shkarkimit – Drejtori ekzekutiv i BB për Shqipërinë viziton HEC Koman
Në përfundim të proceseve rehabilituese të portave të shkarkimit në HEC Koman dhe Fierzë, Administratori i KESH, Ergys Verdho së bashku me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë Matteo Bugamelli kanë zhvilluar një vizitë në HEC Koman, e cila ka marr një investim nga Banka Botërore me një fond prej 12 milion Euro për projektin e rehabilitimit të portave të shkarkimit dhe mirëmbajtjes në këto dy HEC-e.
Gjithashtu u inspektuan nga afër dhe investimet e kryera në kuadër të projektit për Sigurinë e Digave, financim i Bankës Botërore me vlerë 55 milion Euro.
Tashmë janë rehabilituar plotësisht:
Portat e mirëmbajtjes nr. 3 dhe nr. 4 në HEC Fierzë
Portat e shkarkimit nr. 3 dhe nr. 4 në HEC Fierzë
Portat e mirëmbajtjes nr. 3 dhe nr. 4 në HEC Koman
Portat e shkarkimit nr. 3 dhe nr. 4 në HEC Koman
Të gjitha portat janë në operativitet të plotë dhe të gatshme për shkarkime apo mirëmbajtje në rast të situatave emergjente.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.