Uplift Albania Tv Show – Nje Reality Show ndryshe, ekskluzivisht në SCAN
Radio Televizioni SCAN ka filluar transmetimin e një reality Show ekskluziv këtë të shtunë në orën 19:00. Ky format risi në televizionet shqiptare vjen për herë të parë, në mbështetje të ekosistemit të inovacionit dhe teknologjisë.
Uplift Albania 2019 – 2020, programi i akselerimit i organizuar nga ICTSlab, nisi rrugëtimin e tij në tetor 2019, ku morën pjesë dhjetëra “start-up”-e nga Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, të cilat konkurruan me idenë e tyre të biznesit në një format të shtrirë në më shumë se 6 javë trajnimi, me mentorë, ekspertë si dhe investitorë vendas dhe ndërkombëtarë.
Puntata e parë e Uplift Albania Tv Show trajtoi fazën e parë përzgjedhëse, Selection Bootcamp, ku “start-up”-et prezantuan idetë e tyre të biznesit, e më pas kaluan në disa faza trajnimi ditore, ku në fund u përzgjodhën 10 “start-up”-et më premtuese për të vijuar trajnimin 6 javor.
Formati ekskluziv në Radio Televizionin SCAN trajton të gjithë trajnimin e ndarë në etapa, emocionet, prapaskenat, fazat dhe prezantimet. Sponsor kryesor i Uplift Albania ishte Credins Bank, si një bankë në mbështetje të teknologjisë dhe inovacionit.
Po ashtu, Uplift Albania u mbështet edhe nga një sërë aktorësh të tjerë lokalë dhe ndërkombëtar, mes të cilëve suportues kryesor ka qenë Slovak Aid, agjencia sllovake për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Uplift Albania Tv Show do të jetë i shtrirë në 3 puntata, në çdo të shtunë ora 19:00, si dhe ritransmetim në çdo të dielë, ora 21:00.
Ju mund të na ndiqni në SCAN, në livestream në faqen zyrtare të SCAN në Facebook, si dhe në kanalin YouTube.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.