Vazhdon riparimi i rrugës Tiranë – Durrës, sot i bllokuar një tjetër segment

Prej orës 6 të mëngjesit ka filluar faza e katërt e punimeve për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tiranë-Durrës. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor punimet do të vijojnë në segmentin Shkozet – Durrës në drejtimin Tiranë – Durrës.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren:
- Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne orën 06:00 deri ne 22:00 te ditës se hënë date 25/06/2018.
- Trafiku ne drejtim Tirane-Durrës devijohet ne mbikalimin e Shkozetit ne drejtim te rruges se unazës shkozetit dhe te ndjekin Shkozet – Durrës ( zona kënetës) ose unazën e Shkozetit.
- Ky devijim do te vazhdoje deri ne orën 22:00 date 25/06/2018.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.