Veliaj në Njësinë 4 – “Investimi i Bashkisë, përfitojnë 20 mijë banorë”
Një tjetër rrugë i është rikthyer gjendjes normale të saj pas rikonstruksionit të bërë nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se nga ky investim në njësinë 4 të Tiranës përfitojnë 20 mijë banorë. Fokusi i bashkisë do të jenë jo vetëm rrugët kryesore por edhe ato të lagjeve dhe periferike por Veliaj bëri thirrje që këto investime të mos dëmtohen.
“Kemi arritur shumë, kemi shumë ende për të bërë. Me të mbaruar rrugët kryesore do të futemi në rrugët e çdo lagjeje. Nga ana tjetër, e dimë si shkon kjo histori; kemi shumë për të humbur po u kthyem pas. U kërkoj të gjithë qytetarëve që t’i ruajmë investimet. Të gjitha janë pronë publike, nga trotuaret, nga shtyllat, nga ndriçimi, pusetat që tani janë plastike, që nuk mund të vidhen për skrap me mbrapsht. Ndaj të ecim përpara me punë”.
Kreu i Bashkisë së Tiranës nënvizoi dhe një herë faktin se në 10 qershor do të hapet Sheshi Skendërbej i cili është edhe sinjali i parë i një Tirane moderne.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.