Vendimet e mbledhjes së qeverisë – Miratohet plani i zhvillimit të sektorit të gazit natyror
Në mbledhjen e radhës së qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar planin e zhvillimit të sektorit të gazit natyror në Shqipëri dhe identifikimin e projekteve prioritare.
Ky projekt është financuar nga “Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor”, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, brenda muajit shtator të këtij viti, do të përgatisë dhe do të paraqesë për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit këtë masterplan.
Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe “modelin e financimit të institucioneve publike të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”.
Gjithashtu qeveria ka miratuar edhe vendimin për shpronësimin e pronarëve të tokave pranë spitalit “Nënë Tereza” me vlerë 90 milionë lekë të vjetra. Kjo në kuadër të projektit për zgjerimin e ambienteve të reja të spitalit, do të ndërtohet një godinë 8-katëshe, e cila do të shërbejë për mjekësinë e përgjithshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.