Vendimi: Edhe Universiteti i Tiranës mban të pandryshuara tarifat për vitin akademik 2017-2018
Bordi i administrimit i Universitetit të Tiranës ka vendosur që tarifat për vitin akademik 2017-2018 të mbeten të pandryshuara. Tarifat janë miratuar në bazë të buxhetit të Universitetit të Tiranës, kjo dhe për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit ri për arsimin e lartë që garanton autonomi të plotë për institucionet e arsimit të lartë publik.
“Vendimi garanton mos rritjen e tarifave për universitetin e Tiranës. Vendimi është marrë i pavarur nga MAS, kjo pasi ligji për arsimin e lartë sanksion që janë universitetet që hartojnë në mënyrë të pavarur buxhetet e tyre” njofton ministria e Arsimit.
Pak ditë më parë Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë publike edhe tarifat e Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend të cilat garantojnë se në asnjë prej tyre ato nuk janë rritur dhe nuk do të rriten për këtë vit akademik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.