VIDEO, Fondi Shqiptar i Zhvillimit: Si po ecin punimet në dy kantieret e Dibrës
Fondi Shqiptar i Zhvillimi ka publikuar një video të ecurisë së punimeve që po zhvillohen në dy kantiere të qarkut të Dibrës; Unaza e Re e Peshkopisë dhe rruga Kastriot – Arras. Këto punime po kryhen të projektit për Rehabilitimin e Akseve Rrugore Prioritare financuar nga qeveria shqiptare.
“Brenda pranverës përgjysmohet distanca fizike dhe kohore mes banorëve të 20 fshatrave të njësive administrative Arras dhe Fushë Cidhen dhe Peshkopisë. Rruga Kastriot – Arras, 6 km lehtëson qarkullimin e mjeteve drejt Parkut Kombëtar të Lurës, ndërsa unaza e re e Peshkopisë, 3.5 kilometra shmang qarkullimin brenda qytetit të mjeteve të tonazhit të rëndë” shkruan FSHZH në postimin në rrjetet sociale që shoqëron videon.
Work in progress ??: Unaza e Re e Peshkopisë dhe rruga Kastriot – Arras – dy kantieret në qarkun e Dibrës në të cilat Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon në kuadër të projektit për Rehabilitimin e Akseve Rrugore Prioritare financuar nga qeveria shqiptare. Brenda pranverës përgjysmohet distanca fizike dhe kohore mes banorëve të 20 fshatrave të njësive administrative Arras dhe Fushë Cidhen dhe Peshkopisë. Rruga Kastriot – Arras, 6 km lehtëson qarkullimin e mjeteve drejt Parkut Kombëtar të Lurës, ndërsa unaza e re e Peshkopisë, 3.5 kilometra shmang qarkullimin brenda qytetit të mjeteve të tonazhit të rëndë#FondiShqiptariZhvillimit #Diber
Posted by Fondi Shqiptar i Zhvillimit on Monday, January 8, 2018
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.