[Video] Investimet në Pukë – Si është transformuar qyteti verior
Investimet e kryera për rikualifikimin urban i kanë dhënë një tjetër pamje Pukës. Ministri I Europës për Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka shpërndarë pamjet e transformimit të qytetit, ku sipas tij shëtitoret e fasadat e ndërtuara e kanë shkëputur qytetin verior nga zymtësia që e karakterizonte.
Investimet me vlerë 5 milionë euro janë shtrirë në disa drejtime, si në: infrastrukturë, shkolla, ujësjellës e në bujqësi. Më konkretisht, ndërhyrjet e kryera përfshijnë sistemimin e liqenit, ndërtimin e pedonales, rigjenerimin e fasadave qendrore të qytetit.
Ndërkohë, është rikonstruktuar po ashtu shkolla e mesme ‘Sabah Sinani’, si dhe është ndërtuar njëkohësisht edhe palestra sportive. Ndërtimi I banesave sociale, një investim prej 670 milionë lekësh është po ashtu një tjetër projekt i zbatuar në këtë qytet, krahas investimeve në ujësjellës.
Sipas Bushatit, Puka përbën një destinacion të veçantë turistik falë investimeve të kryera e mozaikut mjedisor që ofron.
G.D/SCAN
Rikualifikimi urban i qendrës së Pukës, shëtitores e fasadave e kanë shkëputur qytetin verior nga zymtësia që e karakterizonte si pasojë e infrastrukturës së degraduar. Rivitalizimi i liqenit të Pukës dhe ndërtimi i shëtitores përreth tij, është “qershia mbi tortë” që i ktheu qytetarëve parkun e gjelbër të qytetit. Mbi 5 milionë euro investime për pukjanët, në infrastrukturë, shkolla, ujësjellës e bujqësi kanë sjellë nxitje të investimeve në zonë. Mozaiku mjedisor që ofron Puka falë investimeve përbën edhe një destinacion turistik të veçantë. Qeverisim me qytetarët, për qytetarët!#EgjithëvëmendjatekNJERËZIT
Posted by Ditmir Bushati on Friday, October 12, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.