[Video] Përgatitjet e fundit të “Air Albania” – Fluturimet nisin javën e parë të shtatorit

“Air Albania”, kompania ajrore e fluturimeve po kryen përgatitjet e fundit para nisjes së fluturimeve në javën e parë të shtatorit. Kryeministri, Edi Rama ka shpërndarë edhe pamjet e përgatitjeve të fundit në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë moment mbresëlënës të përgatitjeve të fundit të AIR ALBANIA, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Vetëm disa ditë më parë, aksioneri shqiptar i “Air Albania” tha se po përfundon avioni i parë Airbus 319 i cili do të operojë me fluturime në linjës Stamboll – Tiranë – Stamboll.
Ndërkohë, sa i takon çmimit të biletave, pritet që kjo linjë të sjellë çmime më të lira për biletat drejt Turqisë. Ndërsa, fluturimet e para janë parashikuar fillimisht në drejtim të aeroporteve të Podgoricës, Prishtinës, Sarajevës, Shkupit, Zagrebit, Stambollit, por edhe drejt pikave të tjera në Europën Perëndimore.
G.D/SCAN
MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë moment mbresëlënës të përgatitjeve të fundit të AIR ALBANIA, ju uroj një ditë të bukur🌹
Posted by Edi Rama on Wednesday, August 22, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.