(VIDEO) Policia rrugore aksion për drejtuesit e mjeteve: 101 gjoba, 17 pezullime e 7 arrestime
7 persona janë arrestuar për drejtim mjeti pa patentë ndërsa 17 lejë drejtimi janë pezulluar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. Policia Rrugore e Fierit njofton se po vijon kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe dytësore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe verifikimin e kundravajtjeve administrative.
Krahas pezullimit të lejeve të drejtimit e arrestimit të atyre që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, policia njofton se janë vendosur 101 masa administrati për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor kryesisht për për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjeteve, për parakalime të gabuara, për mos pozicionim në korsinë e duhur, për drejtim të motoçikletave pa kaskë mbrojtëse, për mos përdorim të rripit të sigurimit si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.