Vijon pastrimi i akseve rrugore – ARRSH: Zonat ku duhet treguar kujdes dhe rekomandohen zinxhirët
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës në rajonet më problematike të vendit duke pastruar dhe vazhduar me shpërndarjen e kripës.
ARRSH njoftoi se tashmë në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni Jugor Gjirokastër, ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir. Gjithashtu edhe Në Rajonin Verior Shkodër ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.
Sipas njoftimit segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët janë:
– Qafë Mali-Fierzë
– Ura e Cerenecit-Steblevë
– Qafë Bualli-Krastë
– Trebisht-Doganë
Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht zinxhirët janë:
– Kuben-Vasije
– Peshkopi-Qafë Draje
– Peshkopi-Ushtelencë
– Domaj-Draj Rec
– Bulqizë-Fushë Bulqizë
Edhe në Rajonin Qendror Tiranë ka vazhduar puna nga ana e kontraktorëve për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Rekomandohet qarkullimi i pjesshëm me zinxhir në akset:
– Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)
– Rruga Lunik –Steblevë
– Krujë-Sarisalltik
Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë. ARRSH tha se për shkak të temperaturave të ulëta, përdoruesit e rrugës rekomandohen të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.