Vjen “Bob Hope” në Durrës, anija me 800 pjesë pajisjesh që do të përdoren në “Defender 21”! Nis zyrtarisht stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkan

Ka filluar sot zyrtarisht ‘Defender21”, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.
“Me kënaqësi shoh anijen e marinës së Shteteve të Bashkuara Bob Hope që ka mbërritur në Durrës. Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 pjesë pajisjesh për t’u përdorur në stërvitje. Dy anije të tjera do të bashkohen” ka deklaruar ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.