VKM/ Ministria e Shëndetësisë i shtohen 2 miliardë lekë
Këshilli i Ministrave ka rishikuar buxhetin e vitit 2020 duke i shtuar fondet Minstrisë së Shëndetësisë. Vendimi përcakton se Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e vitit 2020, në programin “Përkujdesi social”, i shtohet fondi prej 2 miliardë lekësh.
Efekti financiar i mësipërm përballohet nga pakësimi i fondeve korrente për disa ministri dhe institucione buxhetore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.