Vodhën 3.5 milion lekë në vendin e punës – Policia arreston menaxherin dhe 1 punonjëse të një kompanie private
Policia e Shtetit njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private.
Gjithashtu sipas informacionit u procedua në gjendje të lirë shtetasja me iniciale J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.