WhatsApp ndryshon rregullat – Ndalon të gjithë përdoruesit e tij nën 16 vjeç
WhatsApp po rrit kufirin e moshës minimale të përdoruesve të tij në 16 vjeç në të gjithë Evropën. Aktualisht, mosha minimale për të përdorur WhatsApp është ende 13 vjeç, por kompania po zbaton rregulla më të rrepta përpara futjes së rregullave të reja të privatësisë së të dhënave në BE muajin e ardhshëm.
Kur përdoruesit në Evropë do të përdorin aplikacion në javët e ardhshme, do t’u kërkohet të konfirmojnë moshën e tyre kur pranojnë kushtet e reja të shërbimit dhe një politikë të përditësuar të privatësisë. Nuk është ende e qartë se si do të verifikohen përgjigjet nga përdoruesit, duke pasur parasysh të dhënat e kufizuara të kërkuara dhe të mbajtura nga shërbimi.
Ndërkohë, Facebook i cila ka një politikë tjetër për të dhënat, po merr një qasje të ndryshme për përdoruesit e moshës ndërmjet 13 dhe 15 vjeç. Ai do t’u kërkojë të rinjve të emërojnë një prind ose kujdestar për t’u dhënë leje për të ndarë informacionin në platformë. Nëse nuk jepet leja, përdoruesi nuk do të shohë një version të personalizuar të rrjetit social.
Ndryshimet e tjera të shpallura nga WhatsApp përfshijnë mundësimin e përdoruesve për të shkarkuar një raport që detajon të dhënat që mban rreth tyre, të tilla si prodhimi dhe modeli i pajisjes që përdorin, kontaktet dhe grupet e tyre dhe numrat e bllokuar.
Facebook është nën vëzhgim nga rregullatorët dhe ligjvënësit në të gjithë botën që nga zbulimi muajin e kaluar se informacioni personal i miliona përdoruesve përfundoi gabimisht në duart e Cambridge Analytica.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.