WhatsApp vendos kufirin e moshës – Duke filluar 25 maji personat nën 16 vjeç nuk do të kenë akses në aplikacion
Një ndryshim drastik do të ndodhë në aplikacionin WhatsApp sa i përket shërbimit të saj të mesazheve.
Ky aplikacion nuk do të lejojë më individët nën moshën 16 vjeç të kenë akses e të komunikojnë përmes tij.
Ndryshimi do të bëhet përpara futjes së ligjeve të reja që BE nxori për privatësinë këtë muaj.
Deri më tani, WhatsApp ka lejuar 13 vjecarët t’i bashkohen shërbimit të mesazheve por që nga data 25 maj mosha do të rritet për të gjithë përdoruesit brenda BE-së.
Përdoruesit do të duhet të konfirmojnë moshën e tyre si pjesë e kushteve të reja të shërbimit në javët e ardhshme.
Ata që nuk plotësojnë kërkesat e reja të moshës minimale nuk do të kenë mundësi të përdorin më aplikacionin.
“Qëllimi ynë është të shpjegojmë se si e mbrojmë informacionin e kufizuar që kemi për ju”, tha kompania.
Rregulloret gjithashtu u japin përdoruesve kompetenca më të mëdha për të pasur akses dhe për të kontrolluar mënyrën se si përdoren të dhënat e tyre dhe të drejtën për të fshirë të dhënat personale.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.