Xhaçka në Afganistan – Rama lidhje live me ushtarakët: Jeni nderi ynë

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi internetin për një lidhje live me forcat tona në Afganistan. Ai i falenderoi ushtarakët për nderin që i kanë bërë vendit dhe flamurit shqiptar dhe u bëri me dije se nga kontaktet e vazhdueshme me përfaqësues të Aleancës, dëgjon për ta fjalët më të mira dhe më dinjitoze.
“Unë mund t’ju konfirmoj që në çdo takim, në çdo komunikim me përfaqësues të ndryshëm të aleancës, dëgjoj me krenari fjalët më të mira dhe përshkrimin më dinjitoz për gjithë praninë dhe veprimtarinë tuaj atje. Dhe jemi shumë mirënjohës dhe jemi shumë krenarë për ju”, iu drejtua kryeministri.
E pranishme në komunikimin e Ramës me ushtarakët ishte edhe Ministrja e Mborjtjes Olta Xhaçka, e cila gjendet për një vizitë në Afganistan.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.