Xhaçka: Shqipëria merr presidencën njëvjeçare të Nismës Adriatiko – Joniane/EUSAIR

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar sot se pas drejtimit me sukses të OSBE dhe Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi Shqipëria merr presidencën njëvjeçare të Nismës Adriatiko – Joniane/EUSAIR.
Xhaçka ka bërë me dije se Tirana është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, ndaj gjatë presidencës aktuale, Shqipëria do të ketë një mundësi shumë të mirë për të krijuar sinergji dhe për të promovuar projekte dhe iniciativa, prej të cilave do të përfitojnë të rinjtë kudo që ndodhen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.