Zgjerohet tregu i dijes – 1700 kuota për Fakultetin e ri të Shkencave Teknike Mjekësore
Zgjerohet tregu i dijes në kryeqytet. Tashmë çdo maturant që ka dëshirë ti orientojë studimet e tij drejt shkencave teknike mjekësore do të ketë një alternativë më shumë. Universiteti Europian i Tiranës ka hapur për herë të parë Fakultetin e Shkencave Teknike Mjekësore si një përgjigje ndaj kërkesës së tregut.
Dekani themelues i këtij fakulteti Pro.Dr Isuf Kalo ka theksuar faktin se nevojat për personel mjekësor në Shqipëri janë më të larta se ato në rajon, duke qenë se personeli aktual po largohet. Ndërkohë që Prof. Kalo ka premtuar për funksionimin e një fakulteti sipas standardeve europiane.
Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore pranë UET do të nis nga puna që këtë vit akademik. Numri i kuotave për vitin 2018-2019 pranë tij është rreth 1700 të tilla.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.