Zhvillimi i transportit hekurudhor / Miratohet paketa me 4 ligje, Gjermeni: I paraprin investimeve në këtë sektor
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar një paketë me 4 ligje, që parashikojnë një sërë ndryshimesh në drejtim të shoqërisë “Hekurudha shqiptare” dhe transportin hekurudhor në tërësi. Një prej ligjeve parashikon krijimin e 4 shoqërive, që do të jene të pavarura nga njëra-tjetra.
Në relacionin që shoqëron këto ndryshime ligjore, theksohet se projektligji është me prioritet të lartë pasi pas hyrjes në fuqi të Kodit Hekurudhor, në korrik 2018, ai tashmë duhet të ishte në zbatim. Gjithashtu, sipas dokumentit tregu kërkon urgjentisht krijimin e Administratorit të Infrastrukturës si subjekt i ndarë nga proceset e transportit hekurudhor. Kjo pasi, aktualisht, në treg janë tre transportues hekurudhorë privatë, interesat e së cilëve bien ndesh me interesat e Hekurudhës Shqiptare, që sot ka pronësi dhe transportet. Nga ana tjetër, kjo është një kërkesë e vazhdueshme nga BE-ja, pasi çdo investitor i huaj në fushën hekurudhore kërkon që të bashkëpunojë me administratorin e infrastrukturës që ka llogari të pastra nga çdo operues apo transportues në infrastrukturë.
Ola Mitre – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.