Zhvlerësohet monedha vendase. Valutat kryesore fitojnë pikë
Monedha europiane blihet sot me 121.1 lekë dhe shitet me 121.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke fituar pikë në raport me ditën e djeshme.
Paundi britanik gjithashtu ka rikuperuar pikë këtë të martë pasi në raport me dje blihet sot me 144 lekë dhe shitet me 145.3 lekë.
Dollari amerikan referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 107.8 lekë dhe shitet me 108.9 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Franga zvicerane ka shënuar rritje të ndjeshme mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 117 lekë dhe duke u shitur me 118.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.