Zjarret, Policia e Shtetit procedon 8 persona – Kodi Penal, ja sa dënohesh për veprën “shkatërrim prone me zjarrvënie”

Policia e Shtetit ka proceduar 8 persona muajin e fundit për zjarrvënie dhe vijojnë hetimet për raste të tjera. Kështu thuhet në një njoftim të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku thuhet se çfarë parashikon Kodi Penal, për veprën shkatërrimi i pronës me zjarrvënie.
“Neni 151 i Kodit Penal ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’ parashikon se “Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet. Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në 10 vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga 5 gjer në 15 vjet”, thuhet në njoftimin e MPB .
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Emergjencave Civile u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në zonat malore dhe ato me pyje, ndërsa në rastet kur konstatojnë zjarre të telefonojnë menjëherë në numrat e emergjencës 112 dhe 129 apo 128.
Policia e Shtetit ka proceduar 8 persona muajin e fundit për z…
Policia e Shtetit ka proceduar 8 persona muajin e fundit për zjarrvënie dhe vijojnë hetimet për raste të tjera. Neni 151 i Kodit Penal ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’ parashikon se “Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet. Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në 10 vjet. Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga 5 gjer në 15 vjet”.Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Emergjencave Civile u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në zonat malore dhe ato me pyje, ndërsa në rastet kur konstatojnë zjarre të telefonojnë menjëherë në numrat e emergjencës 112 dhe 129 apo 128.
Posted by Ministria e Punëve të Brendshme on Thursday, July 27, 2017
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.