‘1 në 10 persona të infektuar’ – Republika Çeke tejkalon 1 milion raste me Covid që nga fillimi i pandemisë
Gati një në 10 persona në Republikën Çeke janë infektuar nga koronavirusi, të dhënat u publikuan, pasi numri i përgjithshëm i rasteve tejkaloi 1 milion në një nga vendet më të goditura nga pandemia.
Vendi me 10.7 milion banorë ka luftuar të përmbajë një valë të dytë dhe tani të tretë të infeksioneve që filluan në shtator.
Në Europë, vetëm Portugalia dhe Spanja kishin infeksione më të larta për frymë në 14 ditët e fundit, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Shkalla e vdekjeve në Republikën Çeke është gjithashtu ndër më të lartat në Europë.
Vdekjet nga COVID-19 në Republikën Çeke arritën në 16,683, dyfishuar që nga fundi i Nëntorit. Numri i të vdekurve është rritur 39 herë që nga fillimi i shtatorit.
Spitalet janë në trysni nga vërshimi i rasteve që filluan pas pushimeve të verës, me një mungesë të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe numrin e pacientëve që kanë nevojë për kujdes.
Qeveria synon të ulë numrin e pacientëve të shtruar në rreth 3,000 përpara se të lirojë kufizimet e bllokimit.
Vendi regjistroi 9,057 raste të reja një ditë më parë, ndërsa mesatarja e shtatë ditëve është rritur në 6,770.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.