10 vjet burg për sigurinë ushqimore, Rama: Ndryshime në Kodin Penal, ndëshkohet çdo abuzues
“Këtyre forcave të së keqes që guxojnë të kërcënojnë shëndetin e fëmijëve tanë dhe të gjithë atyre që në këtë vend konsumojnë ushqim, duhet t’u rezervojmë ndëshkimin më shembullor, të heqjes së lirisë së aktivitetit, dhe individuale”. Ky ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me lajmet mbi abuzimet me sigurinë ushqimore, teksa theksoi që do të iniciohen ndryshime në Kodin Penal dhe do të dënohen me heqje lirie edhe ata që tregtojnë produkte jashtë afatit të skadencës.
“Dua t’i referohem disa neneve për sigurinë ushqimore, importimi, prodhimi, ruajtja, prodhimi, shitja apo vendosja në qarkullim e pijeve ushqimeve, barnave, futja e kimikateve do të dënohet me burg.
E njëjta gjë për tregtimin e produkteve jashtë afatit. Kjo është një lojë që vazhdon prej 30 vitesh, që afatet e përdorimit të prodhimeve ushqimore shkelen. S’ja ka borxh asnjë familje kësaj shumice që të rrijë dhe bëjë sehir, është një vepër që dënohet me 10 vjet burg” tha kryeministri.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.